Lajme

U dënua me 1 vit burg për mashtrim, por shihni çfarë bën LUIZ EJLLI, publikon…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:31 / 10 October 2024

Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i injoron lajmet që kanë qarkulluar sot në media, të cilat lidhen me dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit.

E ndërsa lajmi për dënimin e tij mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat kryesore, Luizi vendosi të mos e komentojë këtë çështje, duke i drejtuar ndjekësit e tij drejt projekteve të tij muzikore.

Ai ka publikuar një video në Instagram, ku paralajmëroi këngën e tij më të re, në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Teuta Selimi, të titulluar “Lamtumirë”.

Kënga është punuar nga Çelik Lipa dhe Fifi, dy nga emrat më të njohur në industrinë muzikore shqiptare.