Lajme

U dënua me 18 vjet burgim, reagon Gazmend Halilaj: Pjetër Shala kreu krime mizore, UÇK-ja të distancohet nga veprat e tij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 17 July 2024

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar pas dënimit të Pjetër Shalës.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dënuar me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Avokati Halilaj pas këtij dënimi thotë se, Shala ka kry krime mizore ndaj të pambrojturve dhe i dha një goditje e njollë të përhershme luftës së UÇK-së.

Sipas tij, UÇK-ja duhet të distancohet nga veprat mizore të Pjetër Shalës.

Reagimi i plotë:

Nëse mu dokë partriot, duhet m’i mbrojt Krimet Monsturoze, kurrë patriot mos kofsha.

Ky, jo vetëm që kreu Krime Mizore, ndaj të pambrojturve, por i dha goditje dhe njollë të përhershme luftës së UÇK-së.

-UÇK duhet të distancohet nga veprat Mizore të të akuzuarit Pjetër Shala.

-Shteti duhet t’u kërkoj Falje të dëmtuarëve dhe familjeve të të vrarit dhe t’i kompenzojë ato.

Ushtari i UÇK-së, kishte detyrë të luftojë me forcat barbare të kasapit Millosheviq, të ofrojë mbrojtje për popullin e pambrojtur, e JO të kryej krime mizore ndaj popullit të tij.

Ne nuk duhet të krahasohemi me paramilitarët serbë..

Drejtësia duhet të trijumfoj ndaj secilit…