Lajme

“U keqpërdor nga opozita shqiptare” – Ali Ahmeti komenton vizitën e Kurtit në Çair e Tetovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:16 / 24 August 2023

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dy komunat e Maqedonisë së Veriut, në Çair dhe në Tetovë.

Ahmeti në RTK, ka thënë se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka keqpërdorur vizitën e Kurtit.

“Vizita këtu mbase mund të ketë edhe pak sherr nga partitë opozitare për të promovuar dhe për ta ngritë veten e tyre, por përmes kryeministrit të Kosovës. Dhe si duket në këtë drejtim kanë pasur sukses. Për mendimin tim është keqpërdorim i vizitës së kryeministrit të Kosovës.

Me të dëgjuar kreun e Komunës së Tetovës, vizita e zotit Kurti është bërë për të mbështetur opozitën. Mua kjo më bëri shumë përshtypje dhe nuk mora ndonjë iniciativë për të bërë takime shtesë në Kosovë, në veçanti me ekzekutivin e Kosovës.” – ka thënë Ahmeti.