Lajme

U përfol për një lidhje me Drini Zeqon, Dea Vieri u jep fund dyshimeve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:45 / 21 July 2024

Prej kohësh, Dea Vieri është përfolur për një lidhje me gazetarin Drini Zeqo. Gjithsesi, moderatorja e “E Diell”, i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve në “S’e luan Topi”.

Ajo është shprehur se për momentin nuk është në asnjë lidhje, sepse është fokusuar te vetja e saj, por gjithashtu u shpreh se nëse dashuria do i dilte para, ajo do e priste krahëhapur.

“Për momentin nuk kam asnjë raport dashurie. Ndoshta ky është momenti të fokusohem te vetja ime. Nëse dashuria më del përpara, unë do e pres krahëhapur. Por kam vënë re që jam bërë shumë tekanjoze. Sa vjen e më shtohen më shumë tekat”,- u shpreh Dea.