4:46 / 15 April 2023
Ditën e djeshme, Luizi u ka folur disa prej banorëve lidhur me Efin.
Ai tregoi strategjinë për ta nxjerrë jashtë shtëpisë, shkruan lajmi.net.
E ditën e sotme ai ka vendosur ta paralajmëroj atë.
Këngëtari e paralajmëroi që të mos habitet për gjërat që do të dalin në prime.
Ai e pyeti nëse ka besim te loja e tij dhe ajo iu përgjigj “Po’”.
“Është në dorën tënde nëse do me më besuar ose jo. Shikoje me qetësi. Thuajse e gjithë shtëpia e di, veç Bledi”, i tha Luizi.
Efi në anën tjetër e pyeti se pse nuk ia tregon gjërat para se t’i bëjë.