Lajme

U tha se Benet Beci e fitoi Shkodrën falë tij, Rama-Luizit: Rrezik edhe për mua nëse më kishe dalë përballë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:05 / 20 May 2023

Luiz Ejlli ishte i ftuari i mëngjesit të sotëm në një “podcast” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.

Këngëtari shkodran shpesh gjatë rrugëtimit të tij në “BBVA” e kishte përmendur Becin se e kishte ndihmuar në kohët e vështira, shkruan lajmi.net.

Këtë nder Luizi ia ktheu duke marr pjesë në fushatën e tij pak ditë para zgjedhjeve në Shqipëri.

Shkodra ishte befasia e këtyre zgjedhjeve teksa PS-ja ka fituar zgjedhjet, e kjo po cilësohet krejt falë Luizit.

Pikërisht për këtë, Luizi foli në një bashkëbisedim më Ramën dhe Becin.

“Nuk e di a ka ndikuar prezenca ime në krah të Benetit, unë të shtunën kam qenë në Gjakovë duke kënduar deri në 04:00 të mëngjesit dhe i kam hipur makinës dhe kam shkuar në Shkodër, kam votuar dhe kam ikë prapë në Gjakovë se kisha për të kënduar të dielën në darkë, unë kam bërë detyrën që duhet të bëjë çdo qytetarë shqiptarë të hedh votën e tij dhe i kam kthyer nderin Benetit, nuk e di a kam ndikuar dhe nuk më intereson kjo pjesë, nuk e kam bërë as për njerëzit dhe askënd, e kam bërë për Benetin për t’i treguar që nëse është mundësia për të kthyer nderin unë këtu jam, pak rëndësi ka a kam fituar Big Brotherin, a jam kryeministër, a jam pa punë, unë ky jam, Luizi që të ka marr në telefon atë ditë jam edhe sot para teje, se nuk e harroi se si ia kam filluar”, tha Luizi.

Me shaka, Rama ia ktheu duke i thënë se ai nuk e fitoi Shkodrën nga këngëtari, por më pas pranoi ndikimin e madh të 37-vjeçarit.

“Boll bëre propagandë për vete, na mbyte na shkatërrove, e the se nuk e di a fitoi prej, po jo se nuk ka fituar prej teje avash, ta them unë që se ka fituar prej teje, por në atë situatë që pash unë të thash se kur deri edhe dikush që unë e kam parë mbi libra dhe sa e shoh edhe flet sikur është duke lexuar libra arriti në pikën që e shikonte Big Brother do të thotë që situata ishte e tillë që Benetin po e po, por rrezik edhe mua të më kishe dalë përballë do më kishe krijuar probleme”, u shpreh Rama.

“Nuk i dihet”, iu kundërpërgjigj Luizi.