Lajme

“UÇK nuk ekziston”, Koci kujton deklaratat e Rugovës: Historia është mësuesja e jetës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:34 / 22 January 2023

Dje ishte 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Personalitete të shumta, përfshirë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës e kujtuan e lartësuan veprën e Rugovës, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, një ish-deputet i kësaj partie, ish-pjesëtar i UÇK-së si dhe ish- i burgosur politik nga regjimi i Millosheviqit, e kujtoi në një formë tjetër Rugovën.

Bëhet fjalë për Gani Kocin. Ky i fundit kujtoi deklaratat e Rugovës për UÇK-në, duke publikuar një artikull të vjetër të “Kohës Ditore”, ku ish-presidenti thoshte se UÇK nuk ekziston.

Postimi i Kocit:

Historia është mësuesja e jetës!

Ne sikur e kemi harruar këtë maksimë. Dhe historinë e kemi bër buçkurish, një çorbë pa shije!

Nuk po di kush, as çka ishte e as çka është.

Historia jonë është bërë thes lypsari. Miell e krunde bashkë. /Lajmi.net/