9:36 / 10 March 2025
Reperi i njohur kosovar, Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil, ka shpërndarë një fotografi të varrit të vëllaut të tij, Mentor Palokaj i cili u gjet i vdekur në banesën e tij më 2 mars.
Unikkatil, fotos së shpërndarë ia ka bashkëngjitur edhe një përshkrim dedikuar Mentorit, ku thuhet: ”Zbrazëtia që ndjej, e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe zoti”.