2:59 / 27 January 2025
Reperi i njohur Unikkatil ka bërë një reagim së fundmi për banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin, duke i dedikuar një “InstaStory”.
Kjo është hera e dytë që Unikkatil është në përkrahje të Besart Kelmendi (Gjesti).
Në këtë postim ai ka shpërndarë një video të Gjestit, teksa ky i fundit tha një paragraf të këngëve të Unikkatil.
E mesa duket Gjesti është banori i tij i preferuar, teksa ka kërkuar nga ndjekësit e tij që të votojnë për Gjestin.
“Gjesti mka përkrahë non-stop kështu që votone sonte!”, ka shkruar Unikkatil.
