Lajme

“Urime Kosovë, urime Shqipëri” – Bledi Mane zyrtarizon lidhjen me një kosovare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:40 / 3 February 2024

Opinionisti Bledi Mane sot ka zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë.

Në natën finale të Big Brother VIP Kosova, Bledi ka treguar se është në lidhje me një vajzë nga Kosova, shkruan lajmi.net.

“Unë tashmë jam në një lidhje në Kosovë, jo shumë serioze por të shohim se si do të eci”, ka thënë Bledi.

Kjo ka nxitur edhe reagimet e moderatorëve dhe opinionistes Anita Haradinaj, që e uruan për lidhjen e re.

Kujtojmë se para disa kohësh, Bledi Mane kishte nxitur shumë reagime kur kishte deklaruar se “një vajzë kosovare është e adhurueshme për aq kohë sa nuk flet”.

Epo, si duket dashuria ia ka ‘ndryshuar’ mendjen.