Lajme

Ushtarakët kosovarë diplomojnë me sukses në SHBA, Osmani: Krenari për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:38 / 7 June 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar me sukses në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani këtë të arritur e ka quajtur krenari për vendin, transmeton Telegrafi.

“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Tutje, presidentja ka pohuar “Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”.