Lajme

Ushtria e Kosovës rikthehet në “Defender”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:20 / 12 January 2024

Kosova është rikthyer në ushtrimet DEFENDER.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës në vitin 2025 do të jetë pjesë e “Defender”.

“Në 2025 do jemi pjesë e “Defenderit”, kemi filluar kontaktet, planet dhe përgaditjet”, ka thënë ai.

Kosova nuk mundi të merrte pjesë në stërvitjen më të madhe të aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”.

Kjo për shkak, sipas ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier të injorimit të këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.

Ndryshe, në këtë ushtrim marrin pjesë 25 shtete, përfshirë SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shtete tjera anëtare dhe joanëtare të NATO-s.