Lajme

Vajza e Jozefina Topallit u martua disa kohë pas tij, Luiz Ejlli ka një mesazh për ish-partneren dhe rrëfehet: Nga shtatzënia e Kiarës, tek… Ja kë do zgjidhte mes saj dhe nënës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:25 / 23 August 2023

Këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother Vip 2, ku kureshtja e madhe e atyre që e ndjekin është se kur dyshja do të bëhen prindër.

 

Mesa duket Luizi ka vendosur të tregojë lidhur me këtë pyetje që i bëhet shpesh, ku përmes një video-live në ‘Instagram’, nga Turqia këngëtari i ka dhënë fund aludimeve se Kiara është shtatzënë.

Edhe pse ditësh po qarkullojnë lajme se Kiara mund të ishte shtatzënë, pas një fotoje ku ajo dukej me barkun e rrumbullakosur, Luizi ka mohuar këtë thashethem.

“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- tha Luizi.

Po ashtu Luizi i është përgjigjur edhe pyetjes se mes Kiarës dhe nënës kush vjen e para për të.

Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.

“Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”- tha Luizi.

Teksa nuk kanë munguar as batutat e “kripura” kur shprehte se :Kiarën e lë në vend të parë në makinë ndërsa nënën mbrapa se në rast aksidenti…..

Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë edhe për martesën e ish-partneres së tij, Megi Topalli me të cilën ka bashkëjetuar 10 vite.

Në një videolive, Luizi është pyetur se çfarë mendon për dasmë e ish-partneres pasi kjo e fundit u kurorëzua disa javë pasi ai dhe Kiara Tito celebruan lidhjen në finalen e Big Brother Vip 2.

Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?

Luizi iu përgjigj: Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë.

Kujtojmë se në përfundim të Big Brother VIP Albania 2, Luizi dhe Kiara i thën ‘Po’ me njëri-tjetrit para kamerave dhe dasma u përfol gjatë në media, ndërsa fill pas dasmës së këngëtarit edhe ish-partnerja e tij, Megi e cila kishte vite me bashkëshortin vendosi të vishte edhe ajo fustanin e bardhë.

Kujtojmë që Luizi ka rrëfyer historinë me Megin kohë më parë duke treguar se kishte humbur gjithçka kur vendosi të largohej nga vendi bashkë me Megin./gsh

“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë. Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, me vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhembi në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”- rrëfente  Luizi në Big Brother