Lajme

Valon Syla: Mllefi dhe urrejtja që kanë ndjellë ka me ia hongër kryet VV-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:40 / 1 October 2022

Analisti politik Valon Syla ka komentuar kritikat e zyrtarëve të VV-së ndaj sindikatave.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aktivistët e kësaj urrejnë shtresa të caktuar të shoqërisë kosovare.

Ai ka bërë me dije se ky mllef dhe kjo urrejtje do t`i kushtojë shumë rëndë kësaj strukture politike.

Postimi i tij i plotë:

Njerëzit e Vetëvendosjes, sidomos në Prishtinë, plotë gojen e kanë standarde, të drejta tulifare, ideologji e në anën tjetër, aq shumë dhe aq thellë i urrejnë disa shtresa të kësaj shoqërie, deri në asht e deri në palcë.

Mjafton me i pa reagimet për vedimin e Sindikatës së Arsimit, ku ata lëshuan pej ndaj kokfortësisë dhe paaftësisëe së Qeverisë Kurti 2, deri në janar të vitit të ardhshëm, e Vetëvendosje as këtë s’po e llogaritë si mirëkuptim nga ana e arsimtarëve, por po ja kthen me të shame, ofendime krejt arsimtarëve me doza të forta me shumë urrejtje. Dhe pikërisht ky mllef, dhe kjo urrejtje që e kanë ndjellë dhe po vazhdojnë ta ndjellin, ka me ja hongër kryet kësaj strukture të frustrume politike që funksionon veç si bankë e mllefit dhe urrejtjes. Përpos që jeni të padijshëm të paaftë, po reflektoni edhe ligësi të poshtër. Diku ka me ju pëlcitë kundër dhe keq që ska me ju lon as një vend, kërkund.