1:01 / 27 October 2023
Komentatori politik Valon Syla, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku është diskutuar takimet që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i kanë zhvilluar me kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Sylës po thotë që Kurti sonte në Bruksel ishte me parimin që njëherë nënshkrimin e Vucic, pastaj vula ime, e që sispas Sylës kjo i bie mospranim, por që Kosova nuk e ka luksin e refuzimit.
Opinionisti ka thënë se Albin Kurti erdhi në qeveri për të shkatërruar Zajednicën dhe se parimi i tij është nënshkrimi i Vucicit tani vula e tij.
“Drafti është si diçka se i kam pa disa pjesë, e jo që e kam pa unë po as Glauk Konjufca se ka pa e asnjë deputet se ka pa. Gajle e madhe është që Albin Kurti, do që krejt këtë konfuzion me na shit se këtu ka diçka, që s’është. Na e dimë se qysh ka ardh Albin Kurti në qeveri, e shkatërroj Zajednicën. Parimi i Albini është një herë nënshkrimi tani është vula. ‘Një herë nënshkrimi i Vucicit tani vula jem’, po thotë Albini, kjo i bie mospranim dhe Kosova nuk e ka lluksin tash që njëherë të vi nënshkrimi, tani të vij vula”, ka thënë Syla.
Tutje, Syla ka deklaruar se Albin Kurti po thotë që unë e pranoj, e bëjë këtë-këtë, e në fund po thotë ‘Pranimin, ne e kërkojmë nënshkrimin dhe vetëm nënshkrimin është garancion për implementim e marrëveshje, që i bie të Asociacionit”, ka deklaruar Syla.