Lajme

Valon Syla: S’kam çka takohem me Mazllamin, mirë që doli n’pension

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:09 / 19 April 2023

Gazetari Valon Syla është bërë sërish protagonist së fundi, pas kritikave ndaj një dhurate luksoze për imamin Mazllam Mazllami.

Syla, pas sulmit ndaj tij, foli për lajmi.net, duke mohuar dëshirën për një takim me hoxhën e apostrofuar.

Ai tha se kundërshton një takim të tillë, pasi s’ka interes. Ndërkaq, shtoi se është lajm i mirë fakti që doli në pension.

Siç edhe mund ta shihni, Syla ende ka fashë në pjesën e djathtë të kokës, pas intervenimit që pati aty, e që dervioi nga sulmi prej tre të dyshuarve, të etiketuar si myslimanë fanatikë prej vet opinionistit.

Duhet përmendur gjithsesi, sulmuesit e tij tashmë janë në paraburgim, kurse Syla vazhdon profesionin.