Lëvizja Socialiste për Integrim në opozitë në Shqipëri tha se kryeministri Edi Rama mori goditje me deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe Procesin e Berlinit si dy parime themelore për të ardhmen politike të Ballkanit.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se zotit Rama nga qëndrimet e kancelarit Sholz iu godit “loja e neveritshme e trukeve propagandistike, lobimeve të pista dhe tradhtive të njëpasnjëshme”.
“Është mjerim të shohësh kryeministrin e Shqipërisë të vendoset në anën më të errët të historisë dhe kundër çdo principi”, shkroi nënkryetari Vasili në “Facebook”.
Sipas zotit Vasili, “Albini (kryeministri Kurti) dhe Vjosa (presidentja Osmani) janë në anën e drejtë të historisë dhe turpi Rama!”.