Lajme

“Vazhdoni shkrydhuni…”/ Egla ‘thumbon’ Ilnisën e Meritonin nën jorgan: Mua më zë tartakuti të puth ty në buzë (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:39 / 4 April 2024

Ilnisa Agolli, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi që prej së martës mbrëma janë të detyruar që të qëndrojnë së bashku të izoluar në dhomën e bardhë, në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

E duke qenë se janë aty për shkak të sjelljeve të tyre aspak të hijshme kundrejt njëri-tjetrit, edhe në dhomën e bardhë nuk mungojnë debatet e ashpra dhe ironitë.

Teksa çifti ndodhej poshtë jorganit, nuk kanë munguar thumbimet dhe ironitë nga Egla.

Aktorja iu drejtua në një moment Ilnisës: “Mua më zë tartakuti të puth ty në buzë! Zemra vazhdo shkrydhu, mos u merr me mua! Shkrydhuni poshtë jorganit”.

Replikat mes tyre:

Ilnisa: Dashur pa dashur, e tregon dashurinë që ke për mua

Egla: Shkrydhu shpirti

Ilnisa: Jo do të puth në buzë, jo kështu

Egla: Çfarë ëndrre ke parë mi? Mua më zë tartakuti të puth ty në buzë! Zemra vazhdo shkrydhu, mos u merr me mua! Shkrydhuni poshtë jorganit! Ja se po ju shoh, aha, shumë bukur. Ua kam bërë vetë krevatin, me duar e mia.