Lajme

Vdes nëna e Agim Bahtirit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:41 / 22 September 2023

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në Gushavc të Mitrovicës.

Postimi i plotë i tij:

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!

Të dashur miq e dashamirë,

Ju njoftoj se sot në moshën 93 vjeçare, NANA ime, fisnikja e zemrës sime, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të saj, duke na lënë përjetë zemërthyer.

Mungesa jote, nanë, do të më përcjellë tërë jetën, e këshillat e tua, amanetet e fjalët e mira do t’i mbaj gjithmonë në zemër, si vlerën më të çmuar.

Faleminderit stafit mjekësor që bënë të pamunduren për shpëtimin e jetës së nënës sime, faleminderit të gjithëve për telefonatat e pafundme por ky është caktimi i Allahut!

Ceremonia e varrimit mbahet nesër (23.09.2023) në varrezat e fshatit Gushavc, me drekë (12:32).

NANË, Allahu të mëshiroftë, e u takofshim në Xhenetet e tij, atje ku nuk do të ketë ndarje e as dhimbje” shkruan Bahtiri në njoftim