Një burrë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai është dërguar në këtë qendër para katër ditës nga Spitali i Pejës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se familjarët e të ndjerit dyshojnë se viktimës nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 11.06.2022 – 08:00. Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë i njëjti ka ndërruar jetë. Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.