Lajme

“Veç Zoti e di sa më mungon”, Juli publikon performancën e fundit të të atit, Zef Dedës (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:56 / 23 August 2024

Aktori i njohur i humorit Julian Deda, e ka ndarë shpesh me ndjekësit e tij dhimbjen që i shkaktoi humbja e të atit, aktorit të mirënjohur Zef Deda.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, por edhe të rrëfimeve gjatë kohës që ishte pjesë e BBV3, Juli ka shprehur edhe mungesën për të atin.

Aktori së fundmi ka postuar një video në Instagram, ku ka ndarë performancën e fundit publike të Zef Dedës.

“Vetëm Zoti e di sa më ka marrë malli për ty babush. Për mu je më i miri”– ka shkruar ai krahas videos.