4:42 / 15 April 2023
Vedati dhe Xhuli kanë pasur debate të forta me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBVA”.
Ata u përplasen me njëri-tjetrin për luftën në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Pas këtyre debateve, aktori e kishte quajtur Xhulin “komandante të Dubait”.
Kjo deklaratë nxiti debate edhe më të forta e u komentua edhe jashtë shtëpisë.
Së fundi, Vedati po qëndron në Dubai teksa nuk hezitoi të ironizojë me Xhulin.
Ironizimin aktori e ka postuar në profilin e tij të ‘Instagramit’.