Lajme

“Vegël e PDK-së”/ Agim Bahtiri me video demanton Enver Hasanin – Ia rikujton këtë gjë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:03 / 21 August 2024

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka reaguar Enver Hasanit në lidhje me hapjen e urës mbi lumin Ibër duke thënë se ai është përdor nga PDK-ja si vegël për të përhapur gënjeshtra ndaj meje.

Bahtiri i rikujton Hasanit me një video qëndrimin e tij sa i përket hapjes së urës.

Reagimi i Bahtirit:

Fushata e PDK-së ka filluar!

“Gënjeshtra, mashtrime, linçime” – ky do të jetë slogani i tyre! ✋🏻

Enver Hasani, i diskredituar si profesor, prej kohësh përdoret si vegël nga PDK-ja për të përhapur gënjeshtra kundër meje.

PDK-ja – në panik nga vullneti i qytetarëve (sidomos në Mitrovicë), përdor strategji për të devijuar vëmendjen nga frika që i ka kapluar! 😁

Z. Hasani, po ta rikujtoj: Ky ka qenë qëndrimi im publik asokohe për çështjen e ndarjes dhe i tillë është edhe sot, ju e dini mirë por nuk guxoni ta pranoni.