Gazetari Vehbi Kajtazi, mendon se shteti i Kosovës e ka humbur kontrollin në veriun e Mitrovicës. Sipas tij, në atë pjesë ka qenë dashur të veprohet me kujdes.
”Është dashtë me u kujdes që situata mos me u keqësu. Ne kemi humbë kontrollin në veriun e Mitrovicës. Humbja e kontrollit të brendshëm, të administratës në ato komuna në veri është jashtëzakonisht e dëmshme. Kryeministri Kurti, ka bërë gabime në mënyrën qysh e ka trajtu çështjen e veriut. Duke refuzu në fillim me diskutu krejtësisht, duke thënë që ‘S’është prioritet dialogu’’, gradualisht ne kemi shku prapa hapave që ka ndërmarrë Beogradi”, tha Kajtazi në Klan Kosova.
”Jemi detyru me negociu edhe për barrikadat e mëhershme, por edhe për gjithçka që ka ndodhë në atë pjesë. Sonte nuk mbajë mend ndonjëherë të ketë qenë më i drejtpërdrejtë zotri Escobar sesa sonte. Kërkesat i ka të drejtpërdrejta, të qarta ose të thjeshta. Mesazhet janë shumë të qarta, dhe presioni ka me qenë jashtëzakonisht i madh për neve”, tha Kajtazi.