Lajme

Vendimi i Bledit ‘fik’ Oltën. Aktorja: Seriozisht e ke? Do rikthehesh po e pate biletën e kthimit?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:55 / 21 February 2023

Bledi Mane vendosi që të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania mbrëmjen e sotme në mënyrë vullnetare. Gazetari zgjodhi që të mos priste vendimin e publikut, por kërkoi që të dilte vetë nga ky program, duke habitur të gjithë banorët e tjerë dhe opinionin publik.

Një vendim i papritur, që sigurisht gëzoi shumë Luizin dhe Kiarën, dy të nominuarit e tjerë të kësaj jave. Por, duket se vendimi i papritur i Bledit nuk u prit mjaft mirë nga ‘autorja’ e këtij nominimi, Olta Gixhari.

Aktorja nuk e besoi aspak këtë vendim të Bledit, madje as kur ai doli nga dhoma e rrëfimit. Ajo iu drejtua me fjalët ‘Ej, seriozisht e ke ti mo’, duke mos e besuar deri në fund vendimin e tij, ndërsa kërkoi të sigurohej nëse ai do të rikthehet më në shtëpi apo jo.

‘Do rikthehesh më në shtëpi po e pate biletën e kthimit’ – e pyeti Olta Bledin, teksa ky i fundit nuk i ktheu përgjgje.