7:17 / 15 March 2024
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dhurimin e 24 hektarëve, Manastirit të Deçanit.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, duke përfshirë edhe nga banorët e zonës, shkruan lajmi.net.
“Vendimi i Qeverisë është ‘mozomakeq’ për ata, se e kanë pru vendimin pa ardhë me fol me deçanas”, ka thënë një qytetar atje.
“Kjo tokë kurrë ska qenë e tyre”, shtoi më tutje ai, duke thënë se madje në atë vend më herët kishte qenë një shtëpi.
“Kuku për neve e kuku për udhëheqësat, që ua qesim ‘vadën’ e nuk dime kujt po ja qesim”, theksoi ai.
Më tuje ai shtoi se si gjatë viteve të ’90-ta kishte shkuar në mërgim, por në vitet e hershme të 2000-tës ishte kthyer përsëri.
Ai ceku se nëse do e dinte gjendjen në të cilën do vinte vendi, kurrë nuk do të ishte kthyer.