Lajme

Vendimi për pensionet/ Bajqinovci: Nga janari do të rriten pensionet edhe për kategoritë e luftës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:04 / 7 October 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur hap të rëndësishëm vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria Kurti ka marrë vendim që pensionet të rriten për 20%. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve për një shtet që kujdeset për të gjithë qytetarët e tij, veçanërisht për më të moshuarit, të cilët meritojnë mbështetjen tonë maksimale.

Nga ky muaj, do të rriten për 20 për qind të gjitha pensionet.

Pensioni bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës, “përkatësisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre