Lajme

Vendosen pllakata të institucioneve të Republikës së Kosovës në ish-objektet e komunave paralele në pjesën veriore

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:51 / 2 September 2024

Në ish-objektin e komunës paralele të Mitrovicës së veriut është duke u vendosur një pllakë e departamentit të patentë shoferëve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Foto: Driton Paçarada, Koha.net
Foto: Driton Paçarada, Koha.net

Të premten është zhvilluar aksion policor për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri.

Ky aksion është dënuar nga faktori ndërkombëtar si tjetër veprim i pakoordinuar i Qeverisë, që rrezikon t’i përshkallëzojë panevojshëm tensionet dhe ta minojë reputacionin e Kosovës si partnere të besueshme

Në aksionin e së premtes u mbyllën pesë komuna paralele që vepronin në të ashtuquajturin Qarkun Administrativ të Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës, Zveçani, Zubin-Potok dhe Leposaviq, e të cilat dyshohet se lëshonin dokumentacion të falsifikuar.

Këto struktura kanë operuar në Kosovë që nga përfundimi i luftës, më 1999. Ato nuk kanë pushuar aktivitetin as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 2008 e as pas marrëveshjes për shuarjen e tyre të arritur në prillin e vitit 2013 në kuadër të dialogut.

Kryesisht në krye të këtyre organeve serbe, kanë qenë njerëzit e njëjtë që kanë drejtuar komunat e dala nga zgjedhjet e Kosovës.