Lajme

Veprim me vend: Peci e bën keshilltar djalin e deshmorit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:09 / 9 November 2024

Shkëlzen Haliti është emëruar zyrtarisht stafit të kabinetit ministror në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ai do të ketë postin e këshilltarit politik.

“Më shumë se privilegj ndjej përgjegjësi familjare për kontribut ndaj vendit duke qenë pjesë e këtij kabineti në krye me ministrin z.Faton Peci, Ministër i dëshmuar me performancë jashtëzakonisht të mirë gjatë këtyre viteve të qeverisjes.

Kjo falë përgatitjes, përkushtimit e guximit të tij në udhëheqje.

I jam mirënjohës ministrit për vlerësimin dhe besimin e dhënë. Zotohem se do të angazhohem maksimalisht si këshilltar duke u përkushtuar me seriozitet e sinqeritet në detyrën që më pret”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Shkëlzen Haliti është djali i dëshmorit Murat Haliti, i cili kishte rënë dëshmor më 22.09.1998.