Pse, zëshëm dhe haptas, asnjëherë deri më sot nuk është kërkuar nga demokracia amerikane dhe miqtë e Europës se finalja e bisedimeve, Serbi-Kosovë, duhet të kulmojë me njohje të ndërsjelltë?
Bindja e politikës serbe se kjo butësi favorizon humbjen e djeshme me një festë si fitore, ishte shpresa për kthim mbrapa, dhe drejtë pikës zero! Ky plan ”demokratik me lak në fyt” i kësaj bote t’errët serbe, u ndihmua edhe nga tanët në hapat e bisedimeve të deridjeshme! Kjo lojë për kapelë, dhe në dëm të Kosovës u bë një hendek i pa kalueshëm!
A është Kosova shtet edhe për ata që e njohën këtë realitet?
A është Kosova shtet, kjo dhembja për të cilën u flijuan brezat tanë?
Ku është kompromisi, për të cilin duhet të ishim bashkë?
Kur shteti ynë do bëhet betimi për të cilin nuk duhet të kishim bë lëshime dhe gabime?
Është për keqardhje, dhe për turp, se çka janë duke kontribua këta opopzitarët tanë!
Sot, kur ishte dashtë të ishin bashkë, për shtetit e kushtetutës, mjeranët shëmbëllejnë në diçka tjetër duke u rrjeshtuar si armiq t’përbetuar të qeverisë për Kosovën si shtet në këto bisedimet me Serbinë! Akuzat se qeveria është duke anashkalue politikën amerikane dhe europjane nuk është e sinqert, ajo është idioteske!
Si nuk kan fytyrë të belbëzojnë dhunshëm ndaj qeverisë Kurti, kur kryeministri, bindshëm dhe në emër të shtetit e kushtetutës së vendit, kundërshton fontanën e dëshirave të Serbisë?
E vëreni se vetë sjellja si shtet është problemi i bisedimeve?
Cilës do qeveri nuk duhet të’i mungoj ndihma dhe përkrahja, kur ajo vepron si shtet!
A nuk ishte dashtë që politika e unitetit të kishte ndodhë në fillimin e bisedimeve?
Të gjithë lakmiqarët e “pushtetit pa shtet”, duhet të ulen në tokën e bukës dhe të kuptojnë njëherë e mirë se politika serbe, po luan një lojë përqarëse! Ata shprehen haptas, se dje ishte më mirë kur bisedohej me ish kryeministrin /presidentin, Hashim Thaqin?
Nga ky konkludim rrjedhin edhe pritjet, se ish qeveritë e kaluara paskan kujtua se Amerika vepron si shtet dhe parlament i Kosovës.
Ky rol i “hutit” për palën tonë të bisedimeve, ishte suksesi i politikës serbe në terren, sepse këta egoistët për pushtet u mashtruan lehtë nga ndjenjat e grykësisë!
Nën hiejen e kësaj mendjemadhësie fëmijënore, amerikanët u shantazhuen nga këta faqezinjtë e Europës, ( të cilët në mendje e kan konkurrencën ndaj vetë Amerikës) kur u shprehën në favor të dilogut pa njohje! Kështu që koha u ndal për vendin si shtet dhe problemet u ashpërsuan kur Kosova filloj të veproj si shtet ndaj Serbisë!
Populli ynë e thotë edhe këtë; ra një kashtë e dualën gjashtë, pra ishin bisedimet shterrpë dhe lufta në Ukrainë, të cilat e shpërfaqën të vërtetën e problemit!
Ky faj nuk është mirë të ndahet me askend, sepse parimet e shtetit tonë, Kosovës, nuk ishin në vend.
Amerikanët, asnjëherë nuk n’a detyruan të mos bëjmë shtet!
Të mos ndërtojmë shtëpinë tonë!
Ata, nuk n’a detyruan të vjedhim shtetin!
Ata, nuk n’a stimuluan t’i përkrahim të korruptuarit! Ata, nuk n’a detyruan të shkelim mbi gjakun e dëshmorëve!
Implikimet e miqve tanë, me idenë se ndoshta me të mirë dhe investime zbuten “bishat e karpateve” ishin të gabuara! Këta vetëm sa keqpërdorën demokracinë dhe fituan në kohë, u këndellën, armatosën dhe ngritën kokën lartë falë bukës së perëndimit!
Pse, sot, politika serbe akuzon miqtë tanë të Europës dhe Amerikën, kur këta publikisht dhe (për herë t’parë!), paskan kërkuar nga Serbia që të njohë Kosovën? Kjo e vërtetë është rezultat i përpëlitjeve të reciprocitetit, kur Kosova filloj të ndjehet si shtet përballë Serbisë. A nuk është turp edhe për shtetet që e kan njohtë Kosovën, kur ne nuk veprojmë si shtet? Është e mundëshme se edhe njohjet e humbin kuptimin!
Ndëgjoni, klithmat e përsëritura nga pinjolli i Millosheviqit, kur në emër të Serbisë, përsëritë fjalinë e shpresës se “të gjithë n’a kan thënë se nuk kërkojmë që Serbia të e njihoh Kosovën por të punojmë që të bëhet mirë për njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe Serbi”! Kjo është pasqyra e djeshme në të cilën u krehën bisedimet pa njohje!