Lajme

Veprimet politike të Albin Kurtin janë dy hapa para Vuçiqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:58 / 30 May 2023

NGA: SULEJMAN MEHAZI

Veprimet politike të Albin Kurtin janë dy hapa para Vuçiqit.

Kryeministri i Kosovës është duke e provokuar shumë rëndë e keq presidentin e Serbisë, Vuçiqin, aq sa Kurti luan cjapin si do vetë me Vuçiqin, në fillim Kurti Vuçiqin e provokoi me dokumentet identefikuese të letër njoftimeve, pastaj me targat serbe, më pas me Marrëveshjen e Ohrid, Albin Kurti aq e mashtroi Vuçiqin sa që ia mori edhe të gjitha komunat serbe në veri.

Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, luan si Tomi me Xherrin, si maca me miun.

Nuk mbahet mend ndonjë politikan shqiptar të ketë qenë aq superior para politikanëve shovinistë serbë sikurse kryeministri, Albin Kurti, i cili është talent i politikave të mëdha evropiane e botërore.