Lajme

Veprimtari nga Amerika publikon video – ja si u planifikua ndarja e Kosovës, përmend emra!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:02 / 11 January 2023

Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi përmes një postimi në Facebook ka publikuar një video teksa dëshmon që ndarja e Kosovës ka qenë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

Bekteshi përmend komplotin e Çitakut, duke theksuar që e njejta fsheh marrëveshjet e “gërshërve mbi hartë”, përcjell “Bota sot”.

“Pse Amb. Çitaku e fsheh këtë realitet vazhdimisht që është një akt shumë serioz, posaçërisht kur ajo vazhdon të jetë nënkyetare e një partie të rëndësishme të Kosovës”, shkruan tutje Bekteshi.

Postimi i plotë

Gazetarja, S. Cudic, nuse e , e zbuloi komplotin e Çitakut në DC, çika e Vlora, i thotë nuses së Sabina, në prezencë të dhëndërrit Methju Palmer, se s’është punë e saj nëse dy qeveritë janë marr vesht për ndarje. Nusja e do integritet shteti, çika e ndarjen.

Se ka pas gërshërë mbi harta kjo dilemë më është zbuluar nga amerikanët, pse PDK-ja ende tenton ta fsheh këtë realitet sëbashku me disa eksponentë të LDK-së që kanë qenë kukulla të PDK-së që narracionin e gërshërëve e kanë quajtur si të paqenë duke u rreshtuar në një krahë me PDK-në.

PS

Ndiqni videon e fundit ku nga minuta ”39 Boltoni dje e konfirmoi edhe një herë, se palët e kërkonin ndarjen dhe bisedonin për këtë me njeri-tjetrin, por nuk ishte ide amerikane. Pse Amb. Çitaku e fsheh këtë realitet vazhdimisht që është një akt shumë serioz, posaçërisht kur ajo vazhdon të jetë nënkyetare e një partie të rëndësishme të Kosovës. A do të shkeputet PDK-ja nga e kaluara e saj. Nesër, Çitaku paska thirrur një pres konferencë, përse dhe a mund t[i besohet asaj që fsheh plane sekrete për ndarje të vendit edhe pasi kanë dal në shesh faktet, ku eshte presioni i gazetarëve të mirëfilltë, që të qartësojë komplotin ndaj vendit.

Duke i fshehur gërshërët, duke mos e kritikuar Ballkanin e Hapur, duke e quajtur Ramën hero të ditëve tona, dhe duke kërkuar kompromise për hasmin gjoja për hatër të aleatëve, nuk është një punë e mbarë as dhe nga opozita dhe disa mediume. Është momenti i fundit për bashkim në këto çaste kritike që kalon Kosova.