Lajme

Verma për takimin me Kurtin: Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:57 / 11 January 2025

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Verma përmes një shkrimi në rrjetin social X tha se në këtë takim premtoi mbështetjen e SHBA’së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj.

Ai mes tjerash shtoi se koordinimi mes qeverive është thelbësor për një partneritet konstruktiv.”Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Premtova mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj dhe e falënderova Kryeministrin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe afganëve në nevojë. Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv”, shkroi Verma.