12:02 / 26 April 2024
Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i ka dhënë mundësinë Heidit dhe Romeos të lexojnë disa prej mesazheve që fansat kanë dërguar përmes aplikacionit “Big Love”. Ndërkohë që dyshja ka marrë mesazhe të shumta nga fansat, familjarët dhe miqtë, një ndër mesazhet që ka surprizuar dhe përlotur Romeon, ishte ai i dërguar nga ish-banorja e BBV, Vesa Smolica.