Lajme

Veseli për raketat “Javelin”: Duhet t’ua kenë frikën ata që mendojnë ta sulmojnë Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:46 / 12 January 2024

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me raketat “Javelin”, për të cilat sot është konfirmuar që Kosova ka porositur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është shprehur se është një tregues që Kosova po përgatitet ta mbrojë territorin, por sipas tij n uk ka nevojë për frikë.

Veseli u shpreh se frikën duhet t’ua kenë vetëm ata që mendojnë ta sulmojnë territorin e Republikës së Kosovës.

“Kjo është një tregues i qartë se Kosova po përgatitet ta mbrojë territorin, por assesi nuk është mesazh për fqinjtë, nuk ka nevojë për frikësim, këto shërbejnë për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, duhet t’ia kenë frikën ata që mendojnë ta sulmojnë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.