Veteranët klientelë elektorale e partive të PAN-it
Mbrojtja e Atdheut është detyrë, jo biznes. Mjerisht, ndodhi kjo e fundit! Një ligj qëllimkeq, për ta mohuar rolin vendimtar të NATO-paktit. PAN-i, por edhe paterica e tij, klani vendimmarrës, brenda LDK-së, pa përfillur strukturat e partisë, vendosën rritjen mashgtruese, fiktive, të rrejshme të numrit të veteranëve, me qëllimin e poshtër të mohimit të çliruesit faktik, NATO-s! “Edhe një gotë ujë kush ia ka dhënë luftëtarit, është veteran”, – thoshte kryetari i Komisionit përkatës, gjeneral Agim Çeku! Pra, duke abuzuar me buxhetin e shtetit, e bëri një popull mercënarë!
Shefi i SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka dhënë shifrën prej 12.700 veteranëve të vertetë. Kolonel Anton Quni, përfaqësues i UÇK-së të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, është dakorduar me këtë shifër, duke e rritur në 13.500, bashkë me emergjencën, prapavijën. Edhe Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit, Kadri Veseli, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, kanë aprovuar shifrat e gjeneral Selimit dhe të Kolonel Qunit.
Prokurori trim e dinjitar, Elez Blakaj, i ngarkuar për spastrimin e listave, përjashtoi 19.500 veteranë të rrejshëm. Kryeministri Haradinaj, me komandantët e tij, e kërcënoi me jetë prokurorin shumë profesional Blakaj, i cili u detyrua të ikën në Amerikë. Në vend që të vazhdohej me spastrimin e listave, për ta sjellë në kufinjtë e normales (12.700), Sërishmi u kthyen me pagesë “veteranët” fiktivë, të rrejshëm (19.500)!
Ishte numri 46.300 “veteranë”, u rritë në 52.600, me mundësinë të arrijnë shiftën në 65.000 “veteranë”.