Lajme

Veterani Çelaj: Kurti të shkarkojë Muratin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:53 / 1 July 2022

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se kërkimfalja e ministrit Hekuran Murati për deklarimet ndaj tyre vite më parë nuk ka ndonjë rol.

Çelaj, vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet ta shkarkojë dhe të distancohet nga deklarimet e vazhdueshme të Muratit ndaj veteranëve.

“Kërkimfalja është e vonë dhe në këso raste nuk ka ndonjë rol pasi kanë qenë komente të vazhdueshme dhe nuk ka qenë vetëm një deklaratë në afekt – por është bindje pasi shihet që në vazhdimësi ka pasur deklarata dhe sjellja e tanishme me veteranët dhe pensionin e tyre tregon se është bindje e tij”.

“Ajo që është më shqetësuese për mua konsideroj se përderisa nuk ka shkarkim të tij nga Qeveria dhe reagim nga subjekti i tij mendoj se kalon përtej bindjeve të një individi sepse është përfaqësues i një subjekti politik dhe mendoj se Kurti duhet ta shkarkojë dhe të distancohet nga deklaratat e tij dhe të bëhet shembull për të gjithë ata që mendojnë njësoj,” tha Çelaj.