12:16 / 22 October 2025
Komentatori politik, Fidan Rama në “Adresa” tha se nuk pajtohet me faktin që thuhet se Vetëvendosja do të bie.
Rama tha se Vetëvendosja do të rritet, për shkak se fryma elektorale e rritjes së VV-së pavarësisht krejt 1 viti bllokade që po ndodhë në këtë vend, pavarësisht që ne e dijmë që çdo gjë është përdorë politikisht, pavarësisht që j emi duke e thënë çdo natë këtu, në esencë në raport me votën nuk po vërehet kjo, po del diçka tjetër.
“Njerëzit që po votojnë po e shohin ndryshe krahasimisht me neve, e derisa e shohin ndryshe nuk ka se qysh del ndryshe kjo. Edhe në zgjedhjet që mund të mbahen në dhjetor, rritje e Vetëvendosjes është një ndryshim”, shtoi tutje Rama.