Lajme

Vetëvendosje e akuzon PDK’në se i bleu tortë Simiqit për ditëlindje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:16 / 29 June 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka akuzuar deputetët e grupit parlamentar të PDK’së se i kanë bërë dhuratë një tortë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Zyba këtë akuzë e ka hedhur me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ku pretendoi se torta erdhi përmes një asistenti të një deputeti të PDK’së.

“Befasia e seancës së sotme nuk ishte mosvotimi nga ana e opozitës, por ‘befasia’ që grupi parlamentar i PDK-së i kishin bërë deputetit të Listë serbe, Slavko Simiq, për ditëlindjen e tij. Tortja për të erdhi përmes një asistenti/këshilltari të grupit parlamentar të këtij subjekti”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i Zybës është shpërndarë edhe nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“PDK-ja tortë për Listën Serbe?”, ka mbishkruar Murati.

Në anën tjetër, koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka përmendur emrin e deputetit Elmi Reçica.

“Elmi Reçica nuk rri duarkryq”, ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, ish-kryesuesja e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Mimoza Kusari, ishte koordinuar me deputetin në fjalë lidhur me projektligje të ndryshme, përfshirë edhe atë të veteranëve. Për këtë ishin publikuar edhe përgjime.