KFOR-i ka njoftuar se sot është mbajtur një takim mes Ipeshkvit të Kishës Ortodokse, Tedosije Sibaliq dhe kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Sipas KFOR-it, ky takim është mbajtur për ta nënshkruar një marrëveshje “të rëndësishme mes dy palëve”.
Sipas sekretarit të Vetëvendosjes në Istog, kjo është rruga e re e Lumirit dhe LDK
Selmanaj tha tutje se as për një shesh lodrash në Istog nuk mund të investohet pa u pyetur Ipeshkvi Teodosije…
Postimi i tij (pa ndërhyrje) në rrjetin social facebook 👇
“Rruga e re, e Lumirit dhe LDK-së, është në fakt rrugë e vjetër; rruga e tyre politike ndër vite bënë që një kryetar pikërisht i kësaj partie të mos mund të investoj as për një shesh lodrash për fëmijë në qendër të komunës së Istogut ( Kisha ortodokse serbe e Gurrakocit), pa aprovimin e Ipeshkvit të Kishës Ortodokse, Tedosije.
Andaj këto rrugët e reja të cilat mundohet t’i proklamoj Lumiri, në fakt janë të vjetra. Rrugët e LDK-së i njohim të gjithë. Pasojat e rrugëve që ka ndjekur LDK ndër vite po i vuajmë si shtet, si shoqëri e si komb”