Ballina

Vetëvendosje në Istog për Feratin: 1 vit padituri në qeverisje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:37 / 7 December 2022

Sot u bënë 1 vit që kur Ilir Ferati filloi qeverisjen në komunën e Istogut

Ferati e ka përshkruar si një vit me plotë suksese, mirëpo kështu nuk mendojnë edhe opozita në Istog

Për 1 vjetorin e qeverisjes kanë reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje dega në Istog

Ky është postimi i tyre në rrjetin social facebook

1 VIT PADITURI NË QEVERISJE!

Sot bëhet një vit që nga koha kur Komunën e Istogut e udhëheq z. Ilir Ferati. Ata të cilët proklamuan ndryshim e frymë të re në qeverisjen e tyre, dëshmuan se nuk e kanë as dijen, as vullnetin e as planifikimin e duhur që të bëjnë punë të mira për qytetarët e komunës sonë.

Qeverisja e cila nisi me pazare e pabarazi gjinore, duke zgjedhur në pozitat drejtuese vetëm dy gra, vazhdoi me mospunë, duke mos arritur të përfundohen më shumë se 9% e projekteve kapitale të planifikuara për këtë vit, e për shkak të mosplanifikimit të mirë të punëve t’i kushtojë komunës sonë më përgjysmimin e disa projekteve. Ndërtimi i QKMF-së në Istog, përfundimi i punimeve në sheshin e qytetit, përfundimi i punimeve në ujësjellësin për fshatrat e Mbivadës (që ishte premtuar të përfundojë qysh para zgjedhjeve të tetorit 2021), përfundimi i ndërtimit të çerdhes publike në Istog dhe Vrellë, ndërtimi i tregut të gjelbër e dhjetëra premtime e projekte të tjera, të cilat as nuk janë nisur e as nuk janë vazhduar që të finalizohen.

Qeverisja e udhëhequr nga kryetari z. Ilir Ferati, ka dëshmuar që di ta bëjë më së miri punën më të lehtë, atë të shtrimit të asfaltit, duke u përpjekur kështu ta mbulojë mospunën e mosdijen për të udhëhequr në komunën tonë.

Istog,
7 dhjetor 2022