Lajme

Vetëvendosje: Terminali i Devollëve, i Sami Lushtakut, i djemve të Isa Mustafës, i Margarita Kadriut, që fituan 37 milionë euro për këto familje që sunduan vendin – me Qerverinë Kurti janë kthyer në pronësi publike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:21 / 10 October 2024

Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer edhe njëherë temën e terminalave, të cilët dikur ishin temë e përballjes politike mes partive.

Në një postim në faqen zyrtare të kësaj partie thuhet se ky siklet me qeverinë Kurti, vjen pasi sipas tyre terminali i Devollëve, i Sami Lushtakut, i djemve të Isa Mustafës, i Margarita Kadriut, që kaluan nga prona publike në private duke u sjellë për 10 vjet 37 milionë euro këtyre familjeve që sunduan me vendin – me Qerverinë Kurti janë kthyer në pronësi publike, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas Vetëvendosjes ata kanë ende para për të shprehur mllefin ndaj qeverisë Kurti.

“Të gjithë e dimë që sa më shumë i prekim në xhep, aq më shumë do të reagojnë. Por nuk do të na ndalin në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës.” – thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Postimi i plotë:

Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!

Terminali i Devollëve, i Sami Lushtakut, i djemve të Isa Mustafës, i Margarita Kadriut, që kaluan nga prona publike në private duke u sjellë për 10 vjet 37 milionë euro këtyre familjeve që sunduan me vendin – me Qerverinë Kurti janë kthyer në pronësi publike.

Kjo pa dyshim që dhemb, dhe ata ende kanë para për ta shprehur mllefin ndaj Qeverisë Kurti, e cila ua ndërpreu fitimet dhe po krijon mekanizma për konfiskimin e pasurisë që ata kanë zhvatur. Të gjithë e dimë që sa më shumë i prekim në xhep, aq më shumë do të reagojnë. Por nuk do të na ndalin në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës.