11:31 / 28 August 2022
Nga Muhamet Kelmendi
Eshte gje e kuptueshme se ne Republiken e Kosoves kerkohet te zhvilloheg nje VETTING ne sistemin e drejtesise, perkatesisht ne prokurori dhe neper gjykata.
Dhenja e mendimit pozitiv nga Komisioni i Venecias se ne Kosove lypset te behet VETTING-u, ne menyre qe te ndertohet nje shtet i se drejtes, eshte gje shume pozitive dhe i ndihmon shume organet ne perkatitjen e ligjit adekuat dhe te mekanizmave per zbatimin e VETTING-te.
Ne kete rruge te veshtire po te domosdoshme kerkohet qe Ministria e Drejtesise te kerkoi ndihme nga UE, nga shtetet dhe mekanizmat kompetent.
Nuk duhet lejuar qe vetem per vetem te ndertohet infrastruktura ligjore dhe organet. Kjo forme e punes deshton, sepse interesat jane shume te medha neper prokurori dhe ne gjykata, per cka edhe deshoton VETTING-u.
Ketu eshte e qarte se rezistenca fillon nga Komisioni Prokurorial i Kosoves dhe nga Komisioni Gjyqesor i Kosoves. Keto dy organe gjinden ne vijen e pare ku fillon VETTING-u te zbatohet
Duke i ditur keto eshte e domosdoshme qe VETTING-u te behet me perkrahje te faktorit te jashtem. Me kete perkrahje dhe angazhim direkt merre permasa me te sigurta dhe rezistenca nuk do te jete e larte nga prokuroret dhe gjyqetaret.
Kemi te beje me njerezit e perkatitur dhe te afte per cdo pune, gje qe edhe rezistenca per deformimin e VETTING-te eshte e madhe.
Nuk ka mekanizem juridik ne Kosove qe nuk do te jete kunder.
Ne VETTING ballafaqohen te gjithe prokuroret dhe gjyqetaret, si dhe anetaret e KPK dhe te KGJK., perkatesisht te gjithe ne sistemin e drejtesise, mundet edhe me gjere.
Kjo e bene te veshtire implementimin e VETTING-te ne sistem, ne gjykata e ne prokurori, ne tere sistemin juridik.
Mirepo, mu kjo tregon domosdoshmerine e VETTING-te.
Pa kete mjet juridik nuk sherohet sistemi juridik dhe nuk ndertohet shteti i se drejtes.
VETTING-u eshte i domosdoshem.