Lajme

“Vetura me targa ilegale në veri nuk do të ketë”, Elshani: Po vazhdon konvertimi i targave nga serbët në veri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:50 / 9 November 2023

Javët e fundit është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve serbë në veri të vendit, të cilët po i dorëzojnë targat ilegale “KM” dhe po i marrin ato të Republikës së Kosovës.

Për këtë çështje, lajmi.net ka zhvilluar një intervistë me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, shkruan lajmi.net.

“Vetura me targa ilegale në veri të Kosovës nuk do të ketë”, u shpreh ai.

Ai thotë se deri në ditën e djeshme, ata kishin afro 1 mijë targa të konvertuara nga KM në RKS, dhe sipas Elshanit kjo ka vazhduar edhe sot.