Lajme

Video ku përdhoset busti i Skendërbeut/ Geci me mesazh të fortë: Kujt nuk i pëlqen Kosova evropiane, le të shkojë në…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:13 / 12 November 2023

Veprimtari Hail Geci, ka postuar një status në profilin e tij në Facebook, me anë të të cilit kundërshton islamin radikal. Ai ka thënë se, ata që po i sjellin “burkat” nga Afganistani po duan që ta sjellin vehabizmin në qendër të Evropës.

“Duke tentuar që Dardaninë ta bëjnë Afganistan e që po tentojnë ta shkrijnë shqiptarinë kosovare në turq, arabë dhe Afganistan, le ta harrojnë se këtu i thonë vendi i Kastriotit e jo tokë e tekeve të sekteve të ndryshme në dëm të tokës sonë të shenjtë”, shkruan Geci mes tjera në Facebook.

Me tej ai bën thirrje për kthim në islamin tradicional që e duan Kosovën në Evropë e jo në Afganistan.

Thirrjen e tij, Geci e ka ilusutruar me një video të viteve më parë, ku disa persona duke u thirrur në fenë islame përdhosin bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Postimi i plotë: