Lajme

VIDEO/ Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ‘kapen mat’ duke kërcyer tango në “Portokalli”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:15 / 11 November 2024

Tashmë dihet se moderatoren Kiara Tito do ta shohim çdo të dielë në ekranin e Top Channel në programin më të njohur të humorit, “Portokalli”.Për spektaklin e radhës moderatorja ka zgjedhur një look shumë të pastër, e veshur me të bardha kokë e këmbë. Ajo ka zgjedhur një fustan ngjyrë të bardhe, sandale të bardha dhe një model flokësh shumë të thjeshtë dhe duket shumë bukur.

Por ai që e mbështet gjithmonë moderatoren është partneri i saj, Luiz Ejlli.

Këngëtari ka publikuar në Instastories një foto me bashkëshorten e tij krahas së cilës shkruan: “Te puna e gruas”.

Po ashtu fansat kanë publikuar pamje nga prapaskenat e spektaklit, ku Kiara dhe Luizi shihen duke kërcyer tango me njëri-tjetrin.