Lajme

VIDEO/ Miu lëviz lirishëm në oborrin e ‘BBVA’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 13 February 2024

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një incident i pazakontë i filmuar në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’. Banorëve shpesh u është tërhequr vëmendja për neglizhencë pastërtie, por kjo video tregon gjithçka për higjienën në shtëpinë e ‘VIP-ave’.

Teksa Romeo, Lisi dhe Endrik po bisedonin në oborrin e shtëpisë, kamera kap momentin kur një mi gjigand kalon pas tyre dhe reagimi i banorëve ishte i menjëhershëm.

Videoja me nota humori është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjet ku nuk kanë munguar as komentet ironike për banorët që bëjnë minimumin për të mbajtur pastër shtëpinë, problem i cili është bërë shpesh edhe burim debatesh të forta mes tyre.