2:10 / 27 March 2023
Fituesi i Big Brother Vip Kosova, Stresi menjëherë pas dalje nga shtëpia e “Vëllaut të madh” ka filluar të mbajë koncerte.
Në njërën prej tyre, ai nuk ka harruar të përkrahë banorin e Big Brother-it në Shqipëri, Luiz Ejllin.

“I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, ka thënë Stresi.
Kujtojmë që Arkimedi qëndroi plot 103 ditë brenda shtëpisë së “BBV” duke fituar kështu 160 mijë euro nga çmimi final që ishte 200 mijë, pasi nga 10 mijë euro u ndanë për katër finalistët.
