Lajme

“Vidhte para nga luftëtarët, ai është një mashtrues dhe një copë m…” ish- ushtari britanik i UÇK-së godet Milaim Zekën që veshi uniformen e veteranit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:12 / 6 September 2025

Jon Harrison, britaniku që luftoi si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë betejës së Koshares, ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj gazetarit dhe analistit Milaim Zeka.

Në një postim të tij, Harrison ka thënë se Zeka nuk e meriton të veshë uniformën e UÇK-së, pasi sipas tij nuk ka shërbyer asnjë ditë në front, transmeton KosovaNews.

“Milaim Zeka nuk duhet ta veshë atë uniformë. Nuk shërbeu asnjë ditë në front duke luftuar. Ai e kaloi kohën duke i vjedhur para luftëtarit, duke mbajtur paratë e premtuara anëtarëve të Brigadës 138 për historitë e tyre, të cilat ia shiti shtypit të huaj dhe i mbajti për vete. Ai është një hajdut, një mashtrues dhe një copë mut”, ka shkruar Harrison./KosovaNews/

Postim i plotë:
Milam Zekej nuk duhet ta veshë atë uniformë, nuk shërbeu asnjë ditë në front duke luftuar. Ai e kaloi kohën duke i vjedhur para luftëtarit, duke mbajtur paratë e premtuara anëtarëve të brigadës 138 për historitë e tyre, të cilat ia shiti shtypit të huaj dhe i mbajti paratë për vete. Ai është një hajdut, një mashtrues dhe një copë mut.