Pas zhurmës, Egli dhe Gjesti duket se kanë mbajtur audiencën “e mbërthyer” para ekranit me raportin e tyre. Dyshja kanë mbajtur një marrëdhënie “tërhiq e mos e këput”, ku ndonëse ndajnë shtratin bashkë, ende nuk ka një puthje mes tyre. Por, a janë puthur Egli dhe Gjesti?
Pas daljes së tij nga “BBVA”, G Bani deklaroi në “Trotuar” se ka dëgjuar rënkime që vinin nga krevati i Eglit dhe Gjestit, duke aluduar se dyshja kanë kryer marrëdhënie nën jorganë.
Loredana po ashtu ka pretenduar se Egli dhe Gjesti puthen nën jorgan, por preferojnë të mos e bëjnë këtë para kamerave.
Pra, a kanë kryer marrëdhënie?
Sipas burimeve të sigurta të Anabel nga brenda produksionit të “Big Brother VIP”, Egli dhe Gjesti janë puthur nën jorgan, gjë që është kuptuar nga zhurma karakteristike e puthjeve kur mikrofonat janë ndezur.
Mbetet e paqartë se pse kjo gjë nuk është transmetuar (ndoshta produksioni nuk e ka cekur për sa kohe ka ndodhur nën jorgan, ose se thjesht i intereson në aspektin e interesit ndaj formatit), por mbi të gjitha mbetet e paqartë pse Egli dhe Gjesti nuk e kanë diskutuar. Një arsye mund të jetë që thjesht duan “të luajnë” edhe pak me publikun, ose thjesht puthja nuk do të thotë asgjë në raportin mes tyre.